Bieta dhe Rudina “përplasen“ me fustanet, veshin të njëjtin model!

Janë moderatoret e dy emisioneve të rëndësishme të orëve të pasdites, ndaj është e pamundur të mos rrëmbejnë vëmendje. Kjo e ben te veshtire te  shmangen plotësisht krahasimet mes tyre, sidomos kur vjen fjala tek veshja. Sepse, përpos vëmendjes që marrin temat të cilat ato i trajtojnë, të ftuarit dhe historitë e rrëfyera në studio, padyshim në fokus janë edhe vetë moderatoret dhe look-u i tyre. Këtë radhë, te dyja janë shfaqur me të njëjtin fustan që lart vjen tip golf, me jakë të varur, me xixa të lehta dhe rrip në mes: vetëm ngjyra ndryshonte, Rudina ka preferuar jeshilen ushtarake dhe Bieta rozën e lehtë! (Këpucët sakaq të celëta i kanë zgjedhur të dyja)!!Epo, ndodh edhe kështu!

Previous ArticleNext Article