KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e shtunë 11 Janar 2020

Horoskopi ditor, e shtunë 11 Janar 2020

Dashi
Mënyra më e mirë për të marrë atë që dëshironi sot është që ta kërkoni atë! Dhe mos harroni se përdorimi i diplomacisë mund të bëjë mrekulli. Tregohuni këmbëngulës dhe njerëzit do ta kuptojnë atë që dëshironi pa u ndier i sulmuar ose nën presion.

Demi
Nëse jeni në fazat e hershme të një romance, sigurohuni që nuk po bëni shumë presion mbi veten tuaj për të qenë dikush që nuk jeni. Në fund të fundit, ky nuk është një audicion. Mos i fshihni gabimet tuaja, ose mos kërkoni falje për to.

Binjakët
Nuk duhet të prisni që të bëni shumë përparim sot, megjithatë nuk keni nevojë të përparoni shumë. Ju jeni pikërisht aty ku duhet, kështu që merrni frymë thellë dhe relaksohuni. Mos harroni se durimi është një virtyt dhe ajo që prisni do të jetë shumë e ëmbël kur të arrijë.

Gaforrja
Ju mund të arrini një moment historik të rëndësishëm sot mund të ndjeheni krenarë me veten tuaj. Por kur është fjala për të festuar një ngjarje të rëndësishme si kjo, duhet të largoheni nga ekstravaganca. Në vend të një darke të shtrenjtë, shijoni një vakt komod në shtëpi.

Luani
Më në fund e keni mbledhur mendjen për një çështje të caktuar, kështu që mos u tërhiqni. Të jesh kokëfortë është diçka shumë e mirë në këtë rast. Ju është dashur shumë kohë për të arritur në konkluzionin tuaj. Nuk ka rëndësi nëse fitoni ose humbni, duhet të jeni besnikë ndaj zemrës suaj.

Virgjëresha
Kjo është një ditë e mrekullueshme për të filluar një projekt të ri, që përfshin shprehjen e ideve tuaja. Çfarëdo lloj ndjesie krijuese do t’ju ndihmojë të thoni atë që dëshironi, edhe nëse mesazhi juaj është “Unë jam i lumtur!” Dhe kur të keni mbaruar, sigurohuni që t’ua tregoni produktin njerëzve tuaj të preferuar, në mënyrë që ata të duartrokasin.

Peshorja
Sot nëse hapni sytë dhe mbyllni gojën, bota do të tregojë diçka të mrekullueshme për ju. Lërini njerëzit përreth jush t’ju mësojnë diçka të re dhe lini që bota t’ju shfaqë diçka që nuk keni parë kurrë më parë. Kjo është një ditë e përkryer për një shëtitje në natyrë.

Akrepi
Sot ndjeni nevojën të përfshiheni në një projekt bashkëpunues. Idetë tuaja në lidhje me vendin ku dëshironi të shkoni në një marrëdhënie apo karrierë janë duke u vlerësuar me respekt. Ndjehuni mirënjohës që këta njerëz të veçantë kujdesen mjaftueshëm për ju.

Shigjetari
Shikojini disa komplimente që do të merrni sot me një ndjesi dyshimi. Nëse dikush po flirton me ju, jini të vetëdijshëm se ai person mund të ketë si qëllim të realizoje synimet e tij. Sa i përket anës financiare, ajo parashikohet të jetë e mirë.

Bricjapi
Mundohuni të mos modifikoni sjelljen tuaj sot. Përqafoni anën tuaj të brendshme dhe kujtojani vetes se ajo që njerëzit e tjerë mendojnë për ju nuk ka rëndësi. Përpjekja për t’u përshtatur gjatë gjithë kohës nuk është vetëm shteruese, ajo kufizon krijimtarinë tuaj dhe ju detyron të fshihni anën tuaj më të veçantë.

Ujori
Nëse jeni mërzitur pak nga përditshmëria juaj, ka të ngjarë që sot të merrni më shumë kontroll mbi çdo aspekt. Eksploroni vende interesante për më shumë argëtim në jetën tuaj. Po nuk e larguat ju monotoninë nga jeta juaj, askush nuk do ta bëjë për ju.

Peshqit
A mendoni se keni nevojë për më shumë romancë në jetën tuaj? Nëse dëshiro më shumë trëndafila, verë dhe poezi nga dikush, atëherë veproni ju i pari. Në aspektin financiar parashikohet të merrni më shumë para.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF