KreuCelebrity

Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan firmos kontratë me “Disney-n“, por sa do të fitojë?

Vendimi i Harry-t dhe Meghanit për tu shkëputur nga familja mbretërore ishte i papritur e i pazakontë, dhe shkaktoi reagime të shumta. “Qëllimi ynë është të bëhemi “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, ndërkohë që do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Ne po planifikojmë të menaxhojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrimin tonë ndaj mbretëreshës dhe mirëqenies së përbashkët”- tha cifti.

Tani mësohet se Meghan ka nënshkruar kontratë me “Disney”. Por nga sa thotë  “The Times”, ajo nuk do të ketë asnjë përfitim nga një gjë e tillë. Meghan do të dublojë një ose disa projekte të tyret, por të gjitha fitimet do të shkojnë për “Elephants Without Borders”, një organizatë që mbron kafshët nga gjuetia.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF