Dj Sardi jashtë tregut të beqarëve; i dashuruar kokë e këmbë!

 

Ai është një ndër djemtë më simpatikë në radhët e të njohurve shqiptarë, ndaj jeta personale e Dj Sardi ka zgjuar gjithmonë kureshtje tek publiku, sidomos ai femëror.

Duket se çështjet e zemrës po shkojnë më së miri për simpatikun e muzikës së natës, dhe sipas programit Thumb On, Sardi Shehu po shijon romancën me partneren e tij dhe këtë periudhë ai është më i dashuruar se kurrë.

Emri dhe imazhi i vajzës që i vjedhur zemrën Sardit nuk bëhen me dije, por thuhet se ajo nuk është pjesë e shoëbiz-it arsye kjo që mesa duket 31 vjeçari ka preferuar ta ‘mbajë vetëm për vete’.

Lajmet me dashuri janë gjithmonë të bukura, ndaj urime Sardit për historinë e bukur që po përjeton.

Previous ArticleNext Article