Habit Maja: “Deri 6- muajsh, nuk doja të ma preknin djalin”

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya ka qenë e ftuar të dielën në emisionin “E Diell” ku ka folur ndër të tjera edhe për mëmësinë dhe ardhjen në jetë të djalit të saj të parë, Jonas.

Ajo ka rrëfyer se deri në çastin kur djali mbushi 6 muajsh ajo e kishte problem kontaktin e njerëzve me vogëlushin, për shkak se ai nuk ishte vaksinuar ende.

“Deri 6 muajsh nuk doja të ma preknin djalin” u shpreh artistja e pyetur nga prezantuesja Fjoralba Ponari.


Por kjo ndjesi e Maya-s aq ka zgjatur sepse tashmë që i biri festoi 1 vjeç ajo nuk bezdiset më dhe siç u shpreh edhe vetë ardhja në jetë e të birit i shërbeu si një ilaç për dhimbjet dhe plagët e saj.

Previous ArticleNext Article