KreuStil Jetese

Arbana Osmani zbulon raportin në punë: “Ja si është të punosh bashkë me Eduartin”

Këtë të shtunë do të nisë sezonin e ri emisioni “Dua të të bëj të lumtur” nën autorësinë dhe moderimin e Arbana Osmanit.  Prezantuesja e njohur pak ditë para se të rikthehet në ekranin e Top Channel ka realizuar një seri pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj të cilët kanë dashur të dinë diçka më shumë rreth emisionit të këtij viti.

Një ndër pyetjet që i ka ardhur Arbanës në Instagram ka qenë edhe ajo sesi është të punojë me partnerin e saj të zemrës, njëkohësisht regjisori i emisionit, Eduart Grishaj, me të cilin prezantuesja bashkëpunon prej vitesh tashmë.

“Si është të punosh me Edin”, e kanë pyetur Arbanën e cila ka rrëfyer si më poshtë:

“Mirë është. Ka raste që dua ta vras, ka raste që do të më vrasë, por në fund është i vetmi njeri pa të cilin nuk do të mund ta bëja këtë emision.”.

Arbana dhe Eduarti po shijojnë romancën e tyre dhe këtë vit në syrin e publikut që ndjek emisionin do të jenë edhe si çift tashmë i konfirmuar që punojnë bashkë për “Dua të të bëj të lumtur” që do të nisë këtë të shtunë më 18 Janar në Top Channel.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF