KreuCelebrity

Delinda i përgjigjet Irgenit qe e akuzoi për kopje, por kush ka të drejtë?

Irgen Cela e “plasi bombën“ këtë të shtunë tek  “Shiko Kush Luan”, ku u pyet se cfarë mendon për “Çiftin e shqyer” në ‘Klanifornia’, një numër humori i imituar nga “Çifti i lumtur” në ‘Portokalli’. Komenti I Irgenit ishte I shkurtër: “Kopja nuk mund të jetë asnjëherë më e mirë se originali”.

Delinda Disha u përgjigj me një postim në rrjetet sociale. “Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në ‘Klanifornia’ origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri”, ka shkruar ajo.

Irgeni ndërkohë thotë se idenë e “Çiftit të lumtur” e ka dhënë në fakt ai me Florin, kështu që, Delinda Disha dhe Olsi Bylyku, sipas tij, e kanë kopjuar prej tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF