KreuBordo Men

Harry nuk flet më me mikun e vjetër, David Beckham: cila është arsyeja!

Ish futbollisti dhe Duka i Sussex kanë qenë miq shumë të mirë, por marrëdhëniet mes tyre janë ftohur që kur në jetën e princit u shfaq Meghan Markle.

Edhe pse më parë dilnin shpesh bashkë, situate ka ndryshuar duke mbërritur në pikë që Harry dhe David Beckham, të mos flasin më. Tabloidet britanike pretendojnë se faji është I Dukeshës. Duket se ish aktorja amerikane ka një influencë tejet të madhe mbi babain e djalit të saj, dhe faktet po e dëshmojnë qartë.

Dhjetorin e 2017-tës, Harry paska qenë duke e rrahur Davidin, pas një diskutimi të zjarrtë me këtë të fundit. Nipi I Elisabetës e ka pyetur futbollistin nëse e shoqja, Victoria, i ka përcjellë shtypit informacione mbi Meghanin.

Nga ai moment, gjërat morën të tatëpjetën. Meghani kishte përshtypjen se ishte Victoria ajo që I pëshpërsite gazetarëve detaje personale mbi të dhe iu ankua partnerit. Burime pranë ciftit mbretëror thanë për the Sun se Meghani ishte tërbuar fare, por sipas tyre, edhe vetë ideja që Victoria të marrë në telefon gazetarët që t`i japë informacione të fshehta, është pak të thuhet qesharake! Pas atij diskutimi, marrëdhëniet mes dy miqve kanë ardhur duke u ftohur gjithmonë e më shumë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF