I realizohet ëndrra: Alketa Vejsiu prezantuese në Sanremo 2020!!!

Alketa Vejsiu do të jetë pjesë e kastit që do të prezantojë festivalin e njohur Sanremo 2020.

Prezantuesja shqiptare do të jetë një nga figurat femërore  që është përzgjedhur nga drejtori artistik i edicionit të 70-të të Sanremos- Amadeus për të qenë krah emrave të tjerë të njohur të ekranit dhe botës së televizionit si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa në Instagram teksa ndan me publikun lajmin e rëndësishëm.

Sanremo 2020 që do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt do të jetë si asnjë vit më parë. Ndërsa sa i përkeq përzgjedhjes së një prezantuese shqiptare në festivalin që dërgon përfaqësuesin e Italisë në Eurovizion, ato shkruajnë se Alketa Vejsiu është gazetare dhe prezantuese bukuroshe e perfeksioniste që drejton disa programe të rëndësishme në Shqipëri.

Previous ArticleNext Article