KreuCelebrity

Jennifer Lopez dhe Shakira veshin të njëjtin fustan, plas lufta e fansave!!

Adhuruesit e Jennifer Lopez dhe Shakirës po e presin me padurim Super Bowl brenda disa javësh. Të dyja do të jenë në skenën në shfaqjen e famshme që shënon pauzën e pjesës së parë. Por ndërsa një pjesë janë vetëm në pritje të spektaklit dhe haresë, të tjerë e kanë marrë si luftë dhe po përplasen teksa përpiqen të tregojnë se cila prej të dyjave është artistja më e mirë. E pjesë e kësaj “beteje“ është bërë dhe një fustan rozë, qe e kanë veshur të dyja, ndonëse jo në të njëjtën kohë.

Komentet vërshuan; fansat e Lopezit janë të bindur që asaj I rri shumë më mirë fustani sesa Shakirës që sipas tyre e ka kombinuar me “qilima“. Të tjerët thonë se këto “qilimat“ajo mund t`I veshë në të gjithë botën, jo si JLO që është vetëm “lokale“. Debatet duket se do të vazhdojnë në 2 shkurt, kur dy yjet të përballen vërtet në skenën e Super Bowl.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF