KreuCelebrity

Luana Vjollca do të drejtojë Big Brother?? Cfarë thotë Arbana Osmani…

Mjaftoi një pohim i saj tek “Shiko Kush Luan“ se brenda një muaji do të rikthehet në ekran që të “shpërthenin“ zërat se Luana Vjollca do të drejtojë edicionin e ri të Big Brother. Por cfarë thotë për këtë Arbana Osmani, së cilës I është besuar për shumë kohë ky program? Përgjigjen moderatorja e dha tek “Ask me a question” në Instagram.

“Po Big Brother nuk do ketë më nga ty? Na mungon ai format me ty në krye”, -thotë një ndjekës. Dhe Arbana përgjigjet:

“Pyetja e jetës (as ‘Si je?’ nuk më është bërë aq shumë sa kjo pyetje). Big Brother do të ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse pas një viti do të jem unë prezantuesja, sepse pas një viti nuk e di çfarë do të ndodhë. Ajo që di me siguri është që Top Channel, si gjithmonë, do dijë të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer”!!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF