KreuCelebrity

Mozzik reagon pas intervistës së Loredanës: “Je nënë, mos gënje, mos përdor Hanën…“

Mozzik nuk e ka pritur mirë intervistën e Loredanës për “NIN”. Këngëtarja ka qenë mjaft e rezervuar ndaj kureshtja ishte e madhe për atë që ajo do të thoshte, e sidomos për temën e ndarjes. “Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë marketing për shkak të çikës. As unë as Mozzik s’kemi nevojë të ndahemi për t’u përfolur. Pse ka ndodhur [ndarja] nuk e di. Është e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë. Nuk kemi pasur arsye për t’u ndarë,” ka thënë ajo. Mozzik iu përgjigj me një status të gjatë në rrjetet sociale.

“Ti je nënë, e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.Mua më njeh  ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë priate, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime“, ka shkruar ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF