NESE NUK E LINI DOT CIGAREN, INFORMOHUNI MBI SHKENCEN QË QËNDRON PAS ALTERNATIVAVE PA TYM

Ndikimi negativ i cigareve në shëndet është i njohur gjerësisht, por jo të gjithë janë të vetëdijshëm se dëmi më i madh vjen nga procesi i djegies. Kur ndizet një cigare, duhani digjet në temperatura mbi 600 ° C, duke gjeneruar tym që përmban nivele të larta të kimikateve të dëmshme që kanë të bëjnë me sëmundjet e pirjes së duhanit. Po, e lexuat si duhet: janë kimikatet në cigare, jo nikotina, shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, siç konfirmohet nga Qendra e Studimit të Duhanit dhe Alkoolit në Universitetin e Nottingham. Ata besojnë se duhen masa radikale që duhanpirësit të largohen përfundimisht nga pirja e duhanit. Dhe një nga opsionet është: produktet alternative pa tym duhani, por që lejojnë nikotinën të hyjë në trup.

 

Pjesë e alternativave krahas cigareve elektronike që ngrohin nikotinë të lëngshme të përpunuar më parë, është dhe duhani me ngrohje. Ky i fundit përmes një pajisje elektronike mundëson ngrohjen e fijeve të posaçme të duhanit, duke çliruar nikotinë dhe duke shmangur tymin e si rrjedhoje dhe toksinat që çlirohen me të.

 

Gjatë viteve të fundit, ku alternativat për reduktim risku kanë marrë një hov zhvillimi, ndoshta nisur nga ndërgjegjësimi i popullatës duhanpirëse, janë përmendur e studiuar formate të ndryshme. Sigurisht që kurioziteti i duhanpirësve, shuhet me të dhëna shkencore e nisur nga kjo, pak prej këtyre pajisjeve e kanë një bazë të fortë të dhënash nga hulumtimet mbi shëndetin.

 

Ndër shumë pajisje alternative për duhanin me ngrohje, më e përparuara dhe që po fiton popullaritet nëpër botë, është IQOS. Kjo pajisje, parimi i funksionimit të së cilës është zhvilluar në laboratorin shkencor të Philip Morris në Zvicër, The Cube,  ngroh duhanin-duke eliminuar djegien-në temperatura shumë më të ulëta – deri në 350 ° C dhe lëshon një aerosol që përmban nikotinë në nivele të ngjashme me cigaren. Dhe siç e dinë duhanpirësit, nikotina nuk është shkaku i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit.

Studimet laboratorike të zhvilluara përgjatë një dekade, zbulojnë se, për shkak se duhani ngrohet në vend që të digjet, gjenerohen mesatarisht 95 përqind më pak përbërës të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm (HPHC) krahasuar me cigaren.

Deri me sot, janë realizuar rreth 18 studime jo-klinike dhe 10 klinike, për të vlerësuar dhe vërtetuar që kalimi plotësisht në këtë produkt paraqet risk të reduktuar, krahasuar me vazhdimin e konsumit të cigareve tradicionale.

Në këtë pikë duhet theksuar se duhani me ngrohje nuk është totalisht i pa rrezikshëm, por studimet shkencore të zhvilluara deri më sot tregojnë se kjo alternativë është zgjedhje shumë më e mirë sesa të vazhdimi i konsumit të cigareve.

Këto transformime shkencore, janë shpresëdhënëse për duhanpirësit e rriturit që nuk e lënë dot duhanin por zgjedhin të kalojnë tek alternativat e duhanit pa tym.

Sipas vlerësimeve të bëra në fund të  Shtatorit 2019, afro 8.8 milion duhanpirës të rritur në 51 tregje kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në IQOS.

 

Previous ArticleNext Article