KreuArt

Filmi “Ndërkombëtarët” korr sukses; nominohet në 3 kategori në Festivalin e Filmit në Londër

Filmi artistik “Ndërkombëtarët” me regji të Pluton Vasi ka nisur rrugëtimin e tij në festivalet e filmit.

Nën titullin “An Expat’s Tale”, filmi është nominuar në tre kategori kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër 2020 dhe është pretendentë për të fituar përkatësisht i nominuar në “Skenari më i mirë”, “Regjia më e mirë”, Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Filmi, i cili pati premierën për publikun më 31 Tetor të 2019-ës, bazohet mbi novelën “Rrëfenjë me ndërkombëtarë”, të Ylljet Aliçkës dhe regjisori Pluton Vasi përmes filmit na njeh me intrigat dhe dritë-hijet e mëdha që shoqëron përfaqësuesit e strukturave perëndimore në vendet Lindjes.

Në këtë film interpretojnë një kastë aktorësh të njohur shqiptarë. Për herë të parë i besohet një rol kryesor, aktorit Eni Shehu, i cili interpreton Roshin – një djalë i ri që ka thurur ëndrra për perëndimin, por përballja me ndërkombëtarët rezulton të jetë shumë larg asaj që kishte menduar. Roshi fillon punë si përfaqësues i marrëdhënieve me publikun dhe shtypin shikon nga afër prapaskenat dhe abuzimin e të huajve me shqiptarët.

Emra të tjerë në kastin e aktorëve vlen të përmendim Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, etj.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF