KreuCelebrity

Fotoja e fëmijërisë me të cilën e përshendeti Lori Hoxha të motrën për ditëlindje, është gjëja më e këndshme që pamë sot!

Në ditën e saj të ditëlindjes, Sara Hoxhës nuk i kanë munguar urimet. Por ai i motrës së saj, e cila nuk lë rast pa e treguar afërsinë e madhe që ekziston mes të dyjave, nuk kishte sesi të mos binte në sy. Lori ka postuar një foto nga fëmijëria  e tyre, ku duken kaq të këndshme!

“Isha duke kërkuar për një foto për ta postuar në nder të ditëlindjes së saj dhe kuptova se ajo është në pjesën më të madhe të fotove të mia dhe është po e njëjta gjë edhe në jetën reale. Asgjë në jetën time nuk është e sigurt, por ajo është dhe ajo duhet të festohet çdo ditë. Dua të bëj të mundur që të gjithë ta dinë sa mirënjohëse jam që unë e kam atë pasi nuk do mund ta përballoja jetën pa të. Të dyja e dimë se gjërat nuk kanë qenë të lehta, por ajo bën të mundur që unë mos të kaloj asgjë e vetme. Ajo është njeriu më i arsyetueshëm dhe gjithmonë del nga kornizat e saj për t’i bërë të tjerët të ndihen të veçantë duke i bërë ata të buzëqeshin ose duke iu përplasur të vertetën në fytyrë herë pas here. Ajo është nëna më e mirë për djemtë e saj të vegjël dhe gjen gjithmonë kohë për të organizuar udhëtimet e mia, pasi le të jem e sinqertë unë do të isha e humbur pa atë. Shpresoj të mos jetoj as edhe një ditë të vetme pa ty @sarahoxha. Shijoje këtë vit të mrekullueshëm në jetën tënde. Mezi po pres të festoj me ty sot dhe gjithmonë”, ka shkruar Lori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF