KreuCelebrity

Pas ndarjes me Jonida Maliqin, Romeo Veshaj në një romancë të re?

Lidhja e tyre u përfol gjatë në media, por nuk zgjati shumë. Në një intervistë për “Rreze Dielli”, ku foli ndër të tjera edhe për videon me Flori Mumajesin, Jonida Maliqi e pranoi se ajo dhe Romeo Veshaj nuk janë më bashkë.

Duket se ky i fundit nuk ka vonuar për të nisur një romancë të re. Burime për  Panorama Plus thonë se  “Romeo ka filluar të shoqërohet me Sara Kolamin, ndërkohë që kishte dalë hapur me Jonidën, madje kishte postuar edhe foto si çift në Instagram-in e tij”.

Të njëjtat burime pretendojnë se ndarja e Romeos me Jonidën ka ndodhur në fund të dhjetorit, dhe se ka qenë ajo që e ka hedhur këtë hap. Nga sa pohon Panorama Plus, Romeo dhe Sara janë njohur në ambientet e Vizion Plus, aty ku vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani realizojnë emisionin “Treshat”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF