Seksizëm: Gazetarja e njohur italiane kundër zgjedhjes së prezantueseve në Sanremo!

 

Seksizëm! Kështu e ka quajtur kryeredaktorja e revistës Grazia në Itali, përzgjedhjen e 10 vajzave që do të prezantojnë Sanremon krah Amadeus në datat 4, 5, 6, 7 dhe 8 shkurt.

Silvia Grilli

Ndër bukuroshet që do të ngjiten në skenën e Festivalit të njohur Italian do të jetë edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu, për faktin se Shqipëria është vendi i dytë pas Italisë që e ndjek çdo vit me interes Sanremon dhe sipas Drejtorit artistik Amadeus, edicioni i 70-të i këtij kompeticioni e kërkonte një përfaqësuese nga Shqipëria.

Emra të tjera që do të moderojnë Sanremon këtë vit janë edhe Monica Belluçi, Laura Chimenti, Georgina Rodriguez, Sabrina Salerno, Rula Jebreal etj…

Por nëpërmjët një reagimi në rrjetin social Instagram, kryeredaktorja e Grazia, Silvia Grilli duket se nuk e parë të arsyeshme përfshirjen e 10 vajzave në prezantim të cilat sipas saj ato gra do të jenë thjesht vajza të bukura që nuk flasin, e që qëndrojnë një hap pas burrave që në këtë rast është Amadeus.

 

View this post on Instagram

 

Stop sexism in Italy. SANREMO È LO SPECCHIO DELL’ITALIA? QUESTA ITALIA ama le donne belle e zitte che stanno un passo indietro agli uomini, lodate da Amadeus nella presentazione delle sue co-conduttrici? Probabilmente molta Italia sì, ma c’è anche molta Italia che ama le donne che lottano per realizzare le proprie ambizioni. C’è anche molta Italia che vuole per femmine e maschi la parità sancita dalla nostra Costituzione Io credo che il servizio pubblico e un festival che si definisce della “canzone italiana” dovrebbe bandire le discriminazioni, abolire il sessismo e un unico canone di bellezza, smettendo di rappresentare le donne come ancelle. #fateunpassoavanti #festivaldisanremo #stopsexism #graziayoungsince1938

A post shared by Silvia Grilli (@silvia_grilli) on

“Ndal seksizmit në Itali. Sanremo është pasqyra e Italisë? Kjo është Italia, që do gratë e bukura dhe të heshtura, të cilat qëndrojnë një hap pas burrave, të admiruara nga Amadeus gjatë bashkëprezantimit të tyre? Me siguri një pjesë e Italisë është kjo, por eshte edhe një pjesë që do gratë që luftojnë për të realizuar ambicjet e tyre. Ekziston edhe një pjesë e Italisë që dëshiron barazinë gjinore të parashikuar në Kushtetutën tonë. Unë besoj se një Festival publik që e përcakton veten si ‘kënga italiane’, duhet të ndalojë diskriminimin dhe të ndalojë përfaqësimin e grave si shërbyese”; ka shkruar në statusin e saj Grilli.

Gjithsesi mbetet për t’u parë roli që do të kenë emrat e përzgjedhur për moderimin e Sanremos këtë vit, nëse do të jenë vërtetë ‘kukullat’ e Amadeus siç thotë Silvia, apo do të kenë role kyçe për një Sanremo të suksesshëm!

Previous ArticleNext Article