Jonida Vokshi flet për herë të parë për lajmet e shtatzëninë!

Prej pak ditësh në media po qarkullon lajmi se prezantuesja dhe aktorja Jonida Vokshi është shtatzënë për herë të parë. Pak muaj pasi kurorëzoi historinë e saj të dashurisë me partnerin e saj, aktorin kosovar Besnik Krapi, thuhet se çifti është gati për të mirëpritur në jetë frytin e tyre të dashurisë.

Jonida ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Ëake Up” në Top Channel dhe nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve mbi shtatzëninë.

Ka qenë prezantuesi Isli Islami që e ka ngacmuar Jonidën lidhur me këto zëra duke e pyetur se si po i shkon shtatzënia.

“Çfarë shtatzënie? Unë  kur të kem diçka për të thënë, do dal do ta them vetë ju premtoj”, ka thënë ajo.

Aktualisht Jonida Vokshi është e anagzhuar në shoën e talenteve në Top Channel, “Top Talent” duke qenë pjesë e jurisë. Edicioni i 3-të i emisionit pritet të shohë dritën e transmetimit në 24 Janar.

 

Previous ArticleNext Article