KreuCelebrity

Shpërthen babai i Meghan Markle: po e shkatërron familjen mbretërore…

Nuk është sekret që Meghan Markle nuk shkon mirë me të atin, Thomas. Por së fundi, ai ka prekur një pikë të dobët me deklaratën e vet të fortë. Thomas foli për vendimin e të bijës dhe bashkëshortit të saj për t`u shkëputur nga familja mbretërore.

“Po flasim për njërin prej institucioneve më jetëgjata që ekziston. Ata po e shkatërrojnë, po e bëjnë të duket i dobët, i lëkundshëm..nuk duhet ta bënin një gjë të tillë“, është shprehur ai. Thomas tha më tej se ajo që Meghan arriti, është ëndrra e cdo vajze.

“Të gjitha vajzat ëndërrojnë të bëhen princesha, dhe ajo, tani që e arriti, po e hedh tutje“, ka shtuar ai. Ftohja e Thomasit me të bijën nisi që kur ai nuk u shfaq ne dasmën e saj duke ia vënë fajin problemeve te zemrës, që sipas tij, nuk e lejonin të bënte udhëtime me avion e më pas u poshtërua edhe kur doli një dritë një marrëveshje që kishte bërë me paparacët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF