Ja cila është fotoja që “cmendi“ fansat e Jennifer Aniston: “Urojmë që atë fustanin, të ta ketë hequr Brad!!

Në ceremoninë e SAG Awards, afërsia mes tyre i entuziasmoi fansat që presin me padurim të shohin një ribashkim të Brad Pitt me Jennifer Aniston. Por ka qenë një foto e postuar prej kësaj të fundit në Instagram, ajo që i “cmendi“ ndjekësit fare. Fotografia tregon fustanin e mrekullueshëm të derdhur që aktorja mbante veshur në ceremoni, te hedhur si me neglizhencë në krah të sandeleve dhe trofesë, me të cilën doli nga mbrëmja.

Pati shumë komente të vecanta nga fansat, një prej të cilëve shkruante: “Uroj që atë fustanin të ta ketë hequr Brad Pitt!!“. Në mbrëmjen e SAG Awards, të dy ata u panë të qeshur e mjaft të ngrohtë me njëri tjetrin, ndërkohë që pas tradhëtisë së tij me Angelinën e deri në divorcin prej saj, Jennifer nuk i kishte folur më Bradit!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article