Nis jeta e re në Kanada; Meghan Markle fotografohet në shëtitje me Archien dhe qentë!

 

Zyrtarisht ata nisën jetën e re në Kanada!

Fjalimi që Harry mbajti dy ditë më parë për të folur një herë e mirë vetë personalisht rreth largimit të tij dhe Meghan nga mbretëria, duket se do të jetë ‘vula’ që i duhej çiftit për të nisur një jetë të re në Kanada si njerëz të thjeshtë.

Ish- Duka dhe Dukesha e Sussex janë shprëngulur në Vancouver ku duket se të paktën Meghan është përshtatur më së miri. Paparacët kanë fotografuar ish-aktoren teksa ka dalë shëtitje me të birin Archie dhe dy qentë e saj.

Meghan duket e relaksuar dhe e qeshur teksa mban në ‘kangur’ të birin ndërsa me njërën dorë tërheq dy qentë.

Pas shëtitjes me siguri Meghan ka qenë tejet e emocionuar që në mbërmje do të kthehej nga Britania bashkëshorti i saj Harry, kësaj here vetëm nën statusin e partnerit të saj, duke mos patur asnjë titull mbretëror me vete.

Harry mbërriti në aeroportin e Vancouver mbrëmjen e së hënës, për t’u bashkuar familjes së tij të vogël.

 

Previous ArticleNext Article