KreuBusull

VIDEO/ Ja si vriten mizorisht krokodilët, për të krijuar një çantë Louis Vuitton!

Lëkura e krokodilit është materiali më i shtrenjtë në botë, ndaj aksesorët e krijuar nga kjo lëkurë kapin shifra marramendëse, e si të tilla këtë material e përdorin vetëm markat e luksit si Hermes, Louis Vuitton etj.

Të gjithë e dimë që për të krijuar  çanta, rripa apo këpucë luksi duhet të vriten mijëra krokodilë, e për këtë arsye PETA (Organizata për mbrojtjen e kafshëve) bëjnë shpesh thirrje për bojkotimin e aksesorëve dhe veshjeve të markavë të luksit që kanë në përbërje lëkurë kafshësh.

Së fundmi kjo organizatë ka publikuar një video në të cilën tregohet mënyra se si vriten krokodilët në Vietnam për t’u marrë më pas lëkurën.

Në fillim kafsha goditet me elektroshop, e më pas ato priten në qafë; por ajo çfarë e bën edhe më të dhimbshme këtë proçes është fakti që punonjësit kanë treguar se shpesh krokodilët mund të jetojnë mes dhimbjesh edhe për 4 ose 5 orë derisa të vdesin.

Nuk mund ta mohojmë që të gjithë i admirojmë aksesorët e markave luksoze edhe duke e ditur se janë vrarë kafshë për t’i realizuar, ama duhet ta pranojmë që njeriu është specia më e rrezikshme e globit.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF