KreuCelebrity

Nuk qenka Elvana, por një tjetër shqiptare do ta përfaqësojë San Marinon në Eurovizion?!

Burime pranë këngëtares i thanë më herët Anabel.al se nuk ishin të vërteta lajmet që kanë qarkulluar në mediat rozë sipas të cilave San Marinon në Eurovizion do ta përfaqësonte Elvana Gjata. Por revista thotë se të paktën në këtë mes mund të ketë dicka të vërtetë dhe ajo është kombësia e këngëtarës që do të ngjitet në skenën e festivalin europian të këngës në Rotterdam të Hollandës për shtetin e vogël të rrethuar krejtësisht nga Italia. Këngëtarja duket se është Inis Neziri.

Eurobooth – një faqe shqiptare dedikuar përgjithësisht lajmeve mbi “Festivalin e Këngës” dhe “Këngës Magjike” – shkruan se në postime në Instastories, Inisi është pyetur nga ndjekësit nëse do të përfaqësojë San Marino-n dhe ajo nuk e ka mohuar, ndërsa ka preferuar të mos komentojë edhe përballë këmbënguljes së Anabel që arriti të kontaktote me të. Ndërkohë mbetet nga ana tjetër fakti që Oikotimes Eurovision – një nga faqet më të ndjekura përsa i përket zhvillimeve të Eurovision Song Contest – shkruan se Inisi është e përzgjedhura e San Marino-s, e ka postuar edhe një foto ku shfaqet këngëtarja në shoqërinë e Alessandro Capicchioni, I cili kreu i  delegacionit që zgjedh këngëtarin përfaqësues në Eurovizion.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF