10 mite mbi shëndetin, që duhet t’i dini

Dëgjojmë gjithçka për shëndetin, shpesh disa pakuptim. Besojeni, shumica janë genjeshtra. Ashtu si nuk është e vërtetë se spinaqi është i pasur me hekur dhe të jep shumë forcë, apo ata që kanë pasur një atak në zemër duhet t’i thonë lamtumirë seksit. Këto janë vetëm disa shembuj të një serie të gjatë gënjeshtrash, rreth shëndetit, të tjerat po i zbulojmë bashkë.

Kërcitja e gishtave shkakton artrit

Kur ju kërcisni gishtat shkaktohet një shpërthim flluskash ajri që formohen nga lëngu sinovial, i cili ka për qëllim ushqimin e indeve dhe lubrifikon nyjet. Studime të shumta janë përpjekur të thonë se ky zakon është e dëmshëm dhe shkakton me artrit. Deri tani nuk është gjetur asnjë lidhje. Kërcitja e gishtave nuk është as e mirë, as e keqe. Rrotullimi jonormal i nyjeve kur bëhen shpesh, mund të shkaktojë inflamacion.

Djegiet mbulojini me gjalpë

Në të vërtetë kjo është veçse një klishe dhe nuk ka asnjë bazë mjekësore. Përveçse  është e padobishme, lehtësimi i djegies nuk zgjat shumë, por mund të jetë edhe me efekte, pasi favorizon infeksionet. Pas djegies shpërlajeni plagën me ujë të ftohtë, më pas përdorni vajin e duhur, ose në raste të rënda, shkoni direkt në urgjencë.

Gjatë menstruacioneve, mos bëni dush

Ndalimi dhe frenimi, i veprimeve të tilla si moslarja e trupit dhe flokëve gjatë ciklit menstrualvjen nga kohërat e lashta. Këto bestytni nuk kanë asgjë shkencore, sepse në fakt aktivitetet relaksuese si lëvizja gjatë ciklit ndihmon në parandalimin e ndryshimeve dhe shqetësimeve për rrjedhjen. Masa paraprake: mos u lani me ujë shumë të ftohtë.

Barku të fryhet nga birra

Nuk është birra ajo që të shëndosh, pasi ajo 110 kalori për litër, kundrejt 160 të verës së kuqe. Shkak është faktori sasi. Kush pi shpesh birrë tenton për më tepër, gjithashtu ka mundësi ta shoqërojë atë me ushqime jo të shëndetshme. Kjo kjo shpjegon fryrjen tek pijedashësit. Duket se thënia ka lindur nga fakti se gjermanët, konsumatorët e njohur të “bjondes”, shpesh janë barkalecë. Por pse japonezët, admirues të njohur të pijeve, nuk janë aspak ashtu.

Çokollata i bën keq stomakut

Ngrënia e çokollatë nuk ngadalëson tretjen – përkundrazi, duket se e favorizon. Në sasi të vogla, çokollata e zezë ka një rol mbrojtës kundër mëlçisë. Edhe miti se çokollata shkakton akne nuk ka bazë. Prania e puçrrave është hormonale dhe varet nga mosha. Por ama është e vërtetë se teprimi i ushqimeve dhe ëmbëlsirave të skuqura dëmton lëkurën.

Sheqeri me tepricë i bën fëmijët hiperaktivë

Studime të shumta shkencore janë bërë për të vërtetuar këtë teori popullore, por nuk kanë gjetur prova që konfirmojnë atë. Në sasi të tepërta efektet e sheqerit janë të këqija për shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve, sidomos tek obezët dhe diabetikët. Teoria u ngrit në vitin 1974, nga një mjek amerikan, William Crook, pranë Akademisë Amerikane të Pediatrisë, por më pas ajo u hodh poshtë.

Spinaqi të bën të fortë

Nëse besoni se spinaqi është burim i pashtershëm hekuri, kjo është një legjendë urbane. Ai përmban hekur, por jo në sasi të mëdha në krahasim me perimet apo bishtajoret e tjera. Miti i rremë ka lindur në 1890, kur disa nutricionistë amerikanë bënë të njohur përmbajtjen e hekurit të perimeve. Por një gabim i parëndësishëm teknik, duke vendosur presjen në vendin e gabuar, përmbajtja e hekurit të spinaqi u bë 10 herë më e lartë sesa i atribuohet. Gabimi u zbulua disa dekada më vonë, por në të njëjtën kohë Popeye dhe ushqimi i tij i preferuar e kishin pushtuar botën.

Margarina të shëndosh më pak se gjalpi

Praktikisht të gjitha margarinat kanë një përmbajtje lipidi (lloj yndyre) pak a shumë e barabartë me atë të gjalpit. Avantazhi i vetëm është se ato janë më të pasura me yndyrna të pangopura, të cilat nuk vendosen në arterie. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë u rekomandohet njerëzve me kolesterol të lartë. Ndryshe nga margarina, e prodhuar në industri nga vajrat e farërave, gjalpi është një ushqim natyral dhe më i shëndetshëm. Secila duhet konsumuar me masë, më i rekomanduar është vaj i ullirit.

Gërhitja është besdise vetëm për ata që ndodhet afër

Natyrisht që është, por është gjithashtu e rrezikshme për shëndetin e atyre që gërhasin. Për një kohë të gjatë kjo u konsiderua si një shqetësim i thjeshtë, dhe si i tillë u la në harresë. Gërrhitja mund të jetë sinjal për probleme më serioze. Në fakt, mjekët kanë vënë re se ata që gërrhasin janë më të prirur për të pasur probleme të tensionit të lartë dhe çrregullimeve kardiovaskulare, të shoqëruara me ndërprerje të vërteta të frymës, të ashtuquajturat apnea e natës.

Sheqeri i kallamit më i shëndetshëm, se i bardhi

Nuk është absolutisht e vërtetë: të dy përmbajnë pikërisht të njëjtë molekulën, atë të saharozës. Dallimi është se ndërsa sheqeri i bardhë përmban vetëm saharozë, sheqeri i kaftë përmban mbetje melase, e cila i jep një aromë pak të ndryshme. Në melasë gjendet minerale dhe vitamina në sasi shumë të ulëta; por dozat ditore të sheqerit që marrim, ose duhet të marrim, janë shumë të ulëta nga ajo që duhet.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *