KreuStil Jetese

Ish-banorja seksi e Big Brother pranon lidhjen me boksierin shqiptar!

Ajo ka qenë një ndër banoret më të komentuara të reality show-t të famshëm “Big Brother Albania”. Po flasim për Rike Rocin, e cila është një ndër vajzat më seksi të shoëbiz-it që edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, vijon ende të jetë prezente në mediat rozë sepse për të ka kuriozitet.

Lajmet më të fundit që vijnë nga modelja me sytë e shkruar lidhen me jetën e saj sentimentale. Rike ka pranua rmë në fund lidhjen me biksierin shqiptar Kristian Prenga, romancë e cila po përflitej prej disa kohësh.

Është dashur ditëlindja e sportistit, data që ka ‘dorëzuar’ Riken të pranojë historinë e dashurisë mes dy të rinjve, dhe gjithçka e ka bërë përmes urimit që i ka dedikuar partnerit të saj.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqë gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruan ish-banorja mbi foton e parë të çiftit në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF