KreuStil Jetese

Bojken Lako në një rrëfim të rrallë: “Si i mbijetova varësisë nga droga”

Artisti i njohur, Bojken Lako ka qenë i ftuar ditën e djeshme në programin “Historia ime” në Tv Klan. Artisti i njohur revolucionar dhe avantgard ka bërë një rrëfim të sinqertë lidhur me varësinë e tij ndaj substancave narkotike dhe drograve, që siç u shpreh edhe vetë i ka nisur fillimisht si lojë.

Ai ka rrëfyer sesi droga dhe alkooli kanë ndikuar në jetën e tij dhe se gjithçka nisi për qejf, si një dëshirë e moshës për të provuar gjëra të reja, por që siç u shpreh edhe vetë ai e pranon që ka qenë e rrezikshme.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një varësi, artisti u shpreh se në fillim ka qenë si lojë, por kur e shikon tani e kupton se ka qenë një lloj varësie.

“Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje.

Si për të dhënë edhe një mesazh sensibilizues për të gjithë, ai ka pranuar publikisht se ka që prej vitit 2004 që nuk pi më drogë, edhe pse tha ai pjesa më e madhe e njerzve nuk e besojnë këtë gjë.

Por droga nuk ka qenë e vetmja varësi e Lakos, ai rrëfeu se e ka pasur gjithashtu shumë të vështirë që të shkëputej nga alkooli megjithatë ia doli sepse që prej një viti e gjysmë nuk e konsumon më.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF