KreuCelebrity

Gati të sfidojë “Fiks Fare“dhe “Stop“: emisioni më i ri investigativ, nis në 3 shkurt!

Emisioni më i ri investigativ, që do të përshkohet edhe ai padyshim nga nota satire, nis në 3 shkurt në Vizion Plus dhe sjell një format të ngjashëm me atë të dy programeve tashmë të konsoliduara të këtij lloji, “Fiks Fare” në Top Channel dhe “Stop” në TV Klan.

“ Fake Off“ do të drejtohet nga dy figura të njohura të humorit shqiptar, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli. Në lupën e tij do të jenë sidomos zhvillimet në skenën politike të vendit, por edhe tema të tjera që prekin përditshmërinë dhe shqetësimet e qytetarëve.

Mësohet se emisioni do të ketë  “vox pop-e”, foton e ditës si dhe lajmin kryesor të saj, të gjitha këto shoqëruar me batuta të cilat në formën e shakasë, I nxjerrin edhe më shumë në pah problematikat therëse.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF