Dy kineastët shqiptarë marrin çmim “Grammy” dhe s’mund të ishim më krenar se kaq!

Filmi dokumentar “Honeyland” (Toka e mjaltit) i regjisorëve Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska, u vlerësua me çmimin “Dokumentari më i mirë” nga American Society of Cinematographers (Shoqëria Amerikane e Kineastëve)

Çmimi iu dha kineastëve nga Maqedonia e Veriut, Fejmi Daut dhe Samir Ljuma – të cilët janë me origjinë shqiptare, nga Todd Philips, regjisori dhe producenti i filmit “Joker”.

Dokumentari “Honeyland” u veçua si filmi më i mirë dokumentar, dhe është nominuar edhe në dy kategori në çmimet “Oscar”, për filmin më të mirë dokumentar dhe për filmin më të mirë të huaj. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Luma tha se mori çmimin më të rëndësishëm që një kinematograf mund të dëshironte.

“Ne jemi nga Maqedonia, vendi ku zhvillohet festivali më i vjetër kushtuar kinematografisë ‘Vëllezërit Manaki’”, tha Samir Luma në fjalimin e tij në skenë.

Filmi është në regji të Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotesvska-s, produksioni është i Atanas Georgiev, ndërsa kinematografia është e Samir Lumës dhe Fejmi Dautit.

Filmi portretizon jetën e Hatidze Muratova, një bletërritëse në një fshat malor, Bekirlija në Maqedoninë e Veriut. Xhirimet e filmit zgjatën 3 vjet.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article