KreuCelebrity

Ndodh sërish; Beyonce vishet në Grammy nga një tjetër stilist shqiptar!

 

Në dhjetor të vitit të kaluar bëri bujë të madhe në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në vendin tonë, teksa u mësua  se diva e muzikës botërore, Beyonce, bashkëpunoi me kreatorët e njohur nga Kosova, Kujta dhe Meri, të cilët krijuan një fustan enkas për të.

Vetëm pak javë më vonë Beyonce siç duket ka zgjedhur një tjetër stilist shqiptar, për të krijuar fustanin e saj në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.

Kësaj here fatin për të krijuar një veshje për divën e Pop-it e pati Vladrin Sahiti, i cili zgjodhi për Beyonce një fustan të gjatë në ngjyrë të kuqe, me një të çarë të theksuar asas kofshës.

I lumtur për suksesin e radhës, dizenjatori kosovar ndau disa imazhe të divës në llogarinë zyrtare në Instagram, ku bashkë me të prezantoi edhe punën e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF