KreuStil Jetese

Parashikimi i Horoskopit, datë 27 janar 2020

Parashikimi i Horoskopit, datë 27 janar 2020

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa probleme. Tregohuni disi me te hapur dhe me tolerante ne mënyrë qe situata te qetësohet. Nëse jeni një zemër e vetmuar do keni një dite plot ndryshime dhe emocione gjate kësaj dite.

Demi

Keni disa pasiguri në veten tuaj të cilat nuk ju lënë të qetë. Po ashtu keni nevojë për një sqarim, i cili duhet bërë sa më parë. Mos u stepni, por përballuni me situatat

Binjaket

Gjatë kësaj të marte, do e keni më të lehtë të shkoni dakord me njerëzit që keni pranë. Në raport me javët e kaluara, ndikimi i yjeve do të jetë dukshëm pozitiv.

Gaforrja

Mund të ndiheni të tensionuar për shkak të disa çështjeve që kërkojnë zgjidhje. Në këtë periudhë keni nevojë që të reflektoni dhe të kuptoni se si duhetë veproni.

Luani

Për të lindurit e kësaj shenje ka ardhur momenti për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme. Së fundmi, jeni përkushtuar shumë për arritjen e një qëllimi dhe lodhja do të fillojë që të ndihet.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të hëne, do të ndiheni më të qetë. Keni nevojë për më shumë siguri dhe për njerëz ku mund të mbështeteni. Ky muaj nuk ka qenë aspak i qetë, por përgatituni për një rikuperim të lehtë.

Peshorja

Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës dhe Venusit, duhet të gjeni më shumë forcë për të reaguar. Vetëm nëse silleni me shumë diplomaci dhe shmangni impulsivitetin, do arrini synimet që doni.

Akrepi

Hëna në shenjën tuaj do ju dhurojë momente shumë pozitive. Nëse mendoni se keni bërë zgjedhje shumë të guximshme më parë, tashmë mund të hidhni një hap pas.

Shigjetari

Gjatë kësaj të hëne mund të jeni shumë impulsivë. Do të keni dëshirë që të bëni gjëra të reja dhe të shpërbleheni. Nëse një lidhje nuk ecën mirë prej kohësh, mund të vendosni që të hiqni dorë.

Bricjapi

Ka zgjedhje mjaft të vështira të cilat duhet ti bëni. Po ashtu ka jo pak gjëra të cilat nuk mund ti shtyni për më vonë dhe kjo gjë do ju shkaktojë jo pak shqetësim.

Ujori

Kohëve të fundit keni shumë pretendime në dashuri. Për ju është e rëndësishme që njeriun që keni pranë, të mbështesë projektet tuaja. Kush është vetëm, mund të shfaqë përtesë.

Peshqit

Kjo e hënë mund të jetë mjaft e rëndë për të lindurit e kësaj shenje, por shumë shpejtë mund të ketë ndryshime. Mund të çoni deri në fund disa çështje që ju kanë munduar prej kohësh.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF