KreuBusull

Është dashuri e sinqertë; 35 vjeçari rrëfen si u dashurua me 80 vjeçaren!

Një 35 vjeçar Egjiptian ka folur hapur rreth romancës se pazakontë me partneren e tij 80 vjeçare.

Mohamed Ahmed ka rrefyer se me Iris Jones është njohur vitin e kaluar nëpërmjet facebook, dhe pasi komunikuan disa jave në rrjetin social, 80 vjeçarja fluturoi drejt Egjiptit për të qenë pranë Mohamed.

I riu ka treguar për MailOnline se e vërteta është që njerëzit janë skeptikë kur i shohin bashkë, por ai siguron se kjo dashuri është e vërtetë.

“Mund të duket e çuditshme të kesh një të dashur që është 20 vite më e madhe se nëna ime, por kjo është dashuria, të bën të verbër. Kur je i dashuruar, mosha e secilit prej partnerëve nuk ka aspak rëndësi. Jam shumë me fat që kam gjetur një grua si ajo”; është shprehur Ahmed.

Iris ka qenë e ftuar këtë javë në programin “This Morning” në ITV, kur për habinë e moderatorëve 80 vjeçarja u tregua shumë e hapur edhe për të folur rreth jetës seksuale të çiftit.

“Nata e parë ishte shumë e vështirë. Prej 35 vitesh nuk kam patur afër një mashkull dhe më dukej se isha sërish e virgjër. Nuk mund të ecja ditën tjetër”; tregoi Iris, pa dorashka eksperiencën e saj seksuale me të dashurin 35 vjeçare.

Çifti e ka çuar në një tjetër stad lidhjen e tyre duke kryer edhe aktin e martesës, nëpërmjet një ceremonie intime. Dyshja nuk e ka vendosur ende nëse do të jetojnë në Egjipt apo në Britani, pasi për ta rëndësi ka vetëm që të jenë bashkë.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF