KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur shqiptare e pranon: “ Blej rroba të përdorura“!

Nga studioja e “Ftesë në 5“, ku ishte e ftuar e Bieta Sulos, këngëtarja Flaka Krelani foli për projektet e saj të reja, përfshirë dhe bashkëpunimin e fundit me reperin amerikan Young Noble, e bëri dhe disa rrëfime të tjera të sinqerta. Kështu Flaka e pohoi se ka blerë veshje të përdorura, duke treguar se në zgjedhjet që bën përsa i takon garderobës, ka një parim të thjeshtë: mjafton t`I pëlqejnë dhe t`I rrijnë mirë, dhe nuk duhet të jenë patjetër super të shtrenjta.

“Ka ndodhur që kam blerë xhupa të përdorur (të dorës së dytë). Në Gjermani kur kam qenë për herën e fundit, e di që do bëhet lajm, kam parë rroba në një godinë tre katëshe, dhe ishin të përdorura, kushtonin tek 50 euro, dicka e tillë. Unë nuk e kam pasur asnjëherë problem firmën. Mendoj se nuk e bën firma këngëtaren, këngëtarja e bën vetë firmën. Aq më mirë nëse dukesh mirë për të gjithë, por unë nuk e kam pasur ndonjëherë problem, edhe nëse kushtojnë 2 euro, mjafton të duken mirë dhe unë të jëm ashtu siç dua të dukem”, tha ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF