KreuStil Jetese

Thanë se ç’nderon tropojanët në film, Ermal Mamaqi sqaron vetë gjithçka

Mbrëmjen e djeshme, Ermal Mamaqi pati premierën e filmit të tij të ri “I love Tropoja” në Pallatin e Kongreseve.

 

 

Aktorët më të mirë në jetë të jetëve. @ilovetropoja_filmi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Menjeherë pasi filmi u shfaq në kinemanë e improvizuar enkas për të, disa lajme nisën të qarkullojnë në rrjet se producenti kishte cënuar dinjitetin e tropojanëve për shkak se në një nga skenat e xhiruara, Tropojani respekton mikun me vajzën e shtëpië duke e futur në krevat. Pikërisht për këtë arsye në rrjet nisën të qarkullojnë edhe thirrje për bojkotimin e filmit, lajmërime këto të cilave Mamaqi i është përgjigjur vetë me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram.

Për të sqaruar ‘lajmin dashakeqës’ siç e quan producenti dhe aktori ai shkruan se këto idiotësi janë të pavërteta.

“Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh.

Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti.

Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit.

Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi.

Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt.

Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë.

A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata?

Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua.

Ermali”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF