KreuArt

Keanu Reeves një ndër prezantuesit e Oscars 2020!

 

Duket se Keanu Reeves më në fund po merr vëmendjen që meriton. Teksa e gjitha bota kinematografike pret ndarjen e çmimeve Oscar 2020, në mediat e huaja dalin herë pas here të reja rreth këtij evenimenti.

Aktori Reeves duket është përzgjedhur për të qenë një ndër prezantuesit e Oscar, ku 55 vjeçari të dorëojë një prej trofeve të natës së 9 shkurtit.

Emri i Kenau vjen pas një rilindje që pati së fundmi në kinematografi, ku në vetëm pak kohë aktori pati mundësi të luajë rolin e protagonistit në dy filma (Matrix 4 dhe John Ëick 4), që do të shfaqen në ekranin e madh në vitin 2021.

Me siguri kjo është një ndër periudhat më të mira në jetën e Keanu, pasi për herë të parë pas më shumë se tri dekadash, duket se ai ka krijuar një balancë lumturie në karrierë e po ashtu edhe në jetën sentimentale, duke qenë se prej disa kohësh po shijon romancën me partneren Alexandra Grant.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF