KreuStil Jetese

“Më uroni fat Shqipëria”, Alketa Vejsiu niset drejt Sanremo-s!

Alketa Vejsiu është nisur drejt Italisë për të përjetuar ëndrrën e saj, atë të prezantimit të festivalit Sanremo.

Me anë të një fotoje të postuar në Instagram, prezanuesja e njohur ka treguar se ësxhtë gati të ngjitet në bordin e avionit, për të udhëtuar drejt vendit fqinj.

 

 

Destinazione Sanremo! #dreams #happy #flying #emozionattissima #volare Thank you @airalbaniaofficial for being my partner! Love flying with you Me uroni fat Shqiperia! Ju dua shume te gjitheve. Shpresoj t’ju nderoj❤️ #jamkrenareqejamshqiptare??

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

“Destinacioni, Sanremo. Më uroni fat Shqipëria. Ju dua shumë!”-, ka shkruar Alketa në foton e postuar në Instagram, ku marrë menjëherë qindra komente e urime.

Alketa Vejsiu është përzgjedhur për të qenë një nga prezantueset e këtij edicionit të festivalit të njohur italian. Ajo do të moderojë në natën e 3-të në krah të Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldo.

Sanremo do të mbahet nga datat 4-8 shkurt dhe siç ka thënë edhe më herët në sallë, Alketa do të ketë të pranishëm edhe bashkëshortin dhe vajzën e saj Nikol.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF