KreuCelebrity

Udhëzuesi i plotë: ja cfarë do të ketë Sanremo 2020!

Sanremo 2020 e ngre siparin në 4 shkurt dhe kureshja është e madhe. Këtë herë, shqiptarët do të përfshihen ndoshta dhe pak më shumë emocionalisht se më parë, për shkak se në skenën  e Festivalit të 70-të të këngës Italiane  do te kenë si kurrë ndonjëherë, një bashkëkombase: Alketa Vejsiun. InfoMediaAlbania ka zbardhur të plorë guidën e eventit.

E martë, 4 shkurt :Prezantueset – Rula Jebreal, Diletta Leotta

Në garë-Mbrëmjen e parë do të jenë në garë 12 nga 24 këngëtarët pjesëmarrës që do të vlerësohen nga juria profesionale. Në përfundim të mbrëmjes do të nxirret klasifikimi paraprak. Katër nga tetë propozimet e reja do të sfidohen në çift në një përballje të drejtëpërdrejtë dhe do të votohen nga juria profesionale. Vetëm dy pjesëmarrës do të vazhdojnë garën në mbrëmjen e së enjtes.

Të ftuar- Fiorello dhe Tiziano Ferro.

Trupa e aktorëve të filmit të ri të Gabriele Muccino, Gli anni più belli: Pierfrancesco Favino, Micaela Ramazzotti, Kim Rossi Stuart, Claudio Santamaria dhe Emma Marrone që do të performojë për të festuar dhjetë vitet e saj në karrierën si këngëtare.

E mërkurë, 5 shkurt – Prezantueset – Sabrina Salerno, Emma D’Aquino dhe Laura Chimenti

Në garë -Do të ngjiten në skenën e teatrit Ariston dymbëdhjetë artistët e kategorisë Big. Do të votojë juria profesionale dhe në fund të mbrëmjes do të zbulohet renditja me 12 këngëtarët që do ti bashkohen emrave të rinj. Katër propozimet e reja do të sfidojnë njëri-tjetrin në dy përballje dhe vetëm dy prej tyre do të vazhdojnë fazën tjetër.

Të ftuar -Tiziano Ferro dhe Fiorello. Do të rikthehen në skenën e Ariston, grupi i mirënjohur Ricchi & Poveri.

E enjte, 6 shkurt – Prezantueset Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu

 

Në garë -Në këtë mbrëmje 24 këngëtarët big në garë do të këndojnë këngë nga Sanremo në vite të vetëm ose në duet me emra të njohur të muzikës italiane. Do të votojnë muzikantët e Orkestrës së Sanremos. Votat do të mblidhen me totalin e pkëve që do të përcaktojnë klasifikimin final.

Të ftuar- Tiziano Ferro, mysafir në të gjitha netët e festivalit, do të këndojë në duet me Massimo Ranieri vargjet e Perdere l’amore.Të ftuar nga arena ndërkombëtare do të jenë Mika dhe Lewis Capaldi, si edhe aktori italian Roberto Benigni.

E premte, 7 shkurt

Prezantuese- Antonella Clerici, Francesca Sofia Novello

Në garë – Mbrëmja do të nisë Gjysëmfinalen me propozimet e reja. Katër artistët e mbetur në garë do të sfidojnë njëri-tjetrin në një përballje dhe vetëm dy prej tyre do të vazhdojnë garën. Ata do të vlerësohen nga juria profesionale, nga juria e shtypit, Televizionit, Radios, Web-it dhe televotimi. Në vazhdim do të performojnë 24 kampionët në garë vetëm nga juria e shtypit, Televizionit, Radios, dhw Web-it. Mesatarja nga përqindja e votave do të përcaktoj klasifikimin e mbrëmjes që sëbashku me do të mblidhen me totalin e mbrëmjeve të kaluara. Dy artistët e rinj të mbetur në garë do të sfidojnë njëri-tjetrin në një përballje dhe do të vlerësohen nga të gjitha juritë që do të zbulojnë fituesin e propozimeve të reja të Sanremo 2020.

Të ftuar -Fiorello dhe Tiziano Ferro. Nga emrat e muzikës italiane të do të jetë Johnny Dorelli ndërsa nga muzika ndërkombëtare shqiptarja Dua Lipa dhe Ghali.

E shtunë, 8 shkurt – Prezantuese-Mara Venier, Diletta Leotta, Sabrina Salerno, Francesca Sofia Novello

Në garë – Do të ngjiten në skenën e teatrit Ariston këngëtarët big që do të votohen nga juria profesionale, juria e shtypit, televizionit, radios, web-it dhe televotimi. Votimet e mbledhura do i bashkohen atyre të mbrëmjeve të kaluara për të përcaktuar renditjen definitive. Tre artistët e parë në renditje do të këndojnë edhe njëherë dhe do të votohen nga të gjitha juritë. Votimi i kësaj radhe do të shpalli fituesin e Festivalit të Sanremo 2020.

Të ftuar- Trupa e aktorëve të filmit të Fausto Brizzi, La mia banda suona il pop, si Christian De Sica, Diego Abatantuono, Massimo Ghini, Paolo Rossi dhe  Donatella Finocchiaro. Një tjetër i ftuar do të jetë Vittorio Grigolo.

SKENOGRAFIA E FESTIVALIT TË SANREMO 2020- Këtë vit është rikthyer për të realizuar skenën e festivalit i madhi Gaetano Castelli, i cili mban prej vites firmën e skenografisë  të Këngës Magjike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF