KreuCelebrity

Jennifer Lopez dhe Shakira i vunë flakën skenës në “Super Bowl 2020”!

Mbrëmjen e 2 shkurtit u mbajt në stadiumin “Hard Rock” në Miami të Floridas, eventi i përvitshëm që shpall fituesin e Ligës Kombëtare të futbollit amerikan Bowl.

Jennifer Lopez dhe Shakira ishin yjet që u zgjodhën këtë edicion për të performuar në  tradicionalin  “half-time shoë” – spektakli mes dy fraksioneve e lojës dhe ashtu siç pritej nga dy divat latine ato elektrizuan skenën me performancat e tyre.

Dyshja kënduan hitet e tyre më të njohura, duke argëtuar audiencën gjatë asaj që mund të konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme e vitit për popullin amerikan.

Nëse e humbët performancën:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF