KreuArt

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament”, komedia brilante që s’duhet humbur!

Teatri i Komedisë “Roland Trebicka” do mirëpresë në skenën e tij rikthimin e regjisores së njohur Elma Doresi dhe një kasti fanstastik aktorësh për komedinë brilante “Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament”.

Komedia, premiera e së cilës do të jetë në pak ditë, është shkruar nga Rey Conney de ndonëse i përket viteve 80′, vazhdon të jetë shumë aktuale edhe sot.

Komedia “Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament” shkruar nga Rey Conney do të vijë në skenën teatrore me regji nga Elma Doresi. Regjisorja e njohur vjen këtë sezon artistik me një vepër, që edhe pse e shkruar në vitet ’80 sipas saj është aktuale dhe në kohën sot.

Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta, Rozana Radi dhe Aldion Matarangasi, janë aktorët që në drejtimin e Doresit dhe me skenë e kostume nga skenografi Eldo Disha, premtojnë të sjellin të qeshura pafund te publiku.

Një Ministër, një sekretare e opozitës, një dhomë hoteli, është trinomi që shakton një mori ngjarjesh dramatike për personazhet por shumë komike për publikun, i cili do të shijoje në hapsirën më të re artistike në Tiranë, në Teatrin e Komedisë “Roland Trebicka”, disa orë të paharruara dhe të mbushura plot humor.

“Mbledhje e jashtezakonshme ne parlament” premton te jete komedia e vitit per shkak te situatave ne skene por edhe ngjashmerine me realitetin politik ku eshte Shqiperia sot.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF