KreuCelebrity

Kim Basinger, 66 vjec dhe asnjë rrudhë: në Hollivud, mbretëron Botox-i!

Flokë të kapur në mënyrë disi të shkujdesur, veshje të celët gjysëm sportive, dhe një lëkurë të cilën do ta kishin zili edhe 20 vjecaret: Kim Basinger i habiti të gjithë në daljen e fundit publike. Aktorja 66 vjecare dukej të paktën një cerek shekulli më e re. Sekreti? As dietat, e as aktiviteti fizik. Të plakesh bukur është fat, por tani është vërtet shumë e vështirë të besosh se në kete moshë, mollëzat mund të jenë vetë kaq të ngritura e balli dhe fytyra, kaq të lëmuara pa asnjë rrudhë!

Kim, ashtu si mjaft të tjera në Hollivud, i beson fillerave më shumë sesa operacioneve plastike. Ajo, sic thuhet, përdor Botox-in që ka përcarë parajsën e filmit, sepse një pjesë vazhdojnë ta përdorin në një mënyrë disi të moderuar, ndërsa disa të tjera, pas vitesh të tëra injeksionesh, kërkojnë fytyrën e vjetër.

Mes të penduaravë te fundit është dhe Melanie Griffith, që e ka pranuar me dëshpërim se nuk e njeh më veten kur shihet në pasqyrë.

Nëntorin e 2019-tës, një gjykatë në Angli nxorri një fletëthirrje për doktoreshën Gabriela Mercik e cila kishte përdorur në profilin e saj në Instagram dy foto të Kate Middleton për t`i bërë reklamë “procedurave që të bëjnë të dukesh e freskët si ajo“. Në fakt, është përfolur shumë se dukesha ka përdorur atë që njihet si baby botox, që lejon ndërhyrje minimaliste pa humbur lëvizshmërinë e fytyrës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF