KreuCelebrity

Luante gjithmonë rolin e dashnores/ Bashkëshorti i aktores shqiptare: I kishte qejf vetë

Pëllumb Kulla dhe Xhuljeta Kulla janë ndër çiftet më interesantë në botën e artit. Përveçse partner në jetë, ata kanë qenë edhe partner në skenë. Pëllumbi dhe Xhuljeta tanimë kanë bërë 60 vjet që janë njohur dhe jetojnë ende të lumtur me njëri-tjetrin.

Ata ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të festuar edhe njëherë 80 vjetorin e regjisorit dhe shkrimtarit të madh.

Ndër të tjera ata kanë treguar disa detaje nga shfaqjet që ata bënin, ku Xhuli kryesisht luante rolet e dashnores dhe për këtë fëmijët e tyre janë ankuar pasi ndiheshin të turpëruar.

Thotë vajza ç’kam hequr unë nga mamaja me atë rolin Elis Dyfurrit, dashnores së Esat Toptanit. S’kisha vend ku të futesha, më thërrisnin në shkollë moj çupë e Esatit. Unë pushimin e bëja brenda në klasë më tha vetëm që të mos dilja se nuk i duroja dot. Kurse me   skeçin “Telefoni i ri në shtëpi”, Flladit i thërrisnin “hë mo kopili i Kasos”, ka treguar aktorja e njohur e humorit Xhuljeta Kulla.

Ndërkohë më tej moderatorja e njohur Jonida Shehu e ka pyetur regjisorin Pëllumb Kullën se pse i jepte ato role asaj dhe ai është shprehur se “i kishte qejf vetë”, i cili ka shkaktuar të qeshura në studio.

 

 

Nuk do të kishte kuptim ta mbyllnim këtë mbrëmje sonte në shtëpinë e Soirée pa kërcimin e Xhuljeta dhe Pëllumb Kullës ? Nëse keni humbur transmetimin e kësaj puntate në Soirée ju ftojmë që të kaloni në YouTube për të ndjekur episodin e plotë ☺️ @topchannelalbania @jonida.shehu

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

 

 

Regjisori i njohur Pëllumb Kulla ka treguar në Soirée sesi është njohur me bashkëshorten e tij, aktoren Xhuljeta Kulla ☺️ @topchannelalbania @jonida.shehu

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF