KreuCelebrity

Së shpejti do të bëhen prindër; bashkëshortja e Mc Kreshës tregon barkun e rrumbullakosur!

 

Ishte e papritur për të gjithë kur në mes të Dhjetorit të vitit të kaluar, mediat kosovare raportuan se reperi Mc Kresha po martohej. Artisti nga Kosova dhe partnerja Erzina kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë nëpërmjet një ceremomonie dasme më 15 dhjetor 2019.

Ndoshta arseyja që dyshja nxitoi për të bërë një dasmë në mes të dimrit ishte bebushi që po rritej në barkun e mamit, ndërsa pas pak muajsh Kresha dhe Erzina do të bëhen prindër për herë të parë.

E ndërsa reperi vijon të jetë tejet diskret me jetën e tij private, bashkëshortja Erzina duket se është pak më tolerante për të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momente nga jeta e përditshme.

Në postimin e disa orëve më parë, mami në pritje ka postuar një foto ku si rrallëherë ne mundëm të shohim edhe barkun e rrumbullakosur. Sigurisht që as  Erzina nuk i ka shpëtuar nepseve e mëkteve të ëmbla që çdo grua ka në pritjen e bukur.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF