KreuCelebrity

Sulmi ndaj Xhemit dhe motrave Vjollca, Alketa: “Për mua, nuk mendoi askush“!

Blendi Fevziu ishte i vendosur duket të merrte nga Alketa përgjigje në lidhje me cdo episod në të cilin është përfshirë moderatorja e që ka shkaktuar zhurmë. Pasi u kalua pjesa e bujshme e Sanremos, ai u ndal tek “stuhia“ që sollen shkrimet ironizuese të portalit të saj për Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca. Ato bënë që të shpërthenin kritika të forta ndaj Alketës, e nuk munguan as fyerjet, ndersa në një moment, autorësinë e shkrimeve e pretendoi një vajzë që punon aty.

Alketa e bëri të qartë se vajzat e saj janë të lira, ndërsa shtoi se askush nuk mendoi në atë moment sesi  do të ndihej ajo vetë, kur të gjithë po e sulmonin: “Unë jam një vajzë e ndjeshme pavarësisht se dukem si e fortë, punëtore, por pas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, mërzitem. Ishte një luftë, një dorë jo e ashpër po shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh, nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranazhin e së keqes në lëvizje. Është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive, unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta.  Por kur ka ligësi dhe padrejtësi unë nuk ju hap rrugë, jam këtu për të mos ju hapur rrugë, për të thënë të vërtetën time”, tha ajo. Blendi ndërhyri duke thënë se “nuk mund t’jua kthesh në të njëjtën mënyrë“. “Unë nuk jua kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira, e lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua ‘e bulizuam apo nuk e bulizuam Alketën’! Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari“, shtoi Alketa.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF