KreuStil Jetese

Dëshmia e gruas që u aksidentua nga Ilda Bejleri: “Të gjithë ndaluan, përveç X5 së moderatores”

Mbrëmjen e mërkurës gazetarja Ilda Bejleri u përfshi në një aksident të ndodhur në kryeqytet, pak metra larg Drejtorisë së Policisë.

Një 63-vjeçare pretendon se është përplasur nga makina që drejtohej nga Bejleri, ndërsa kjo e fundit në reagimin e pak minutave më parë ka dhënë një intervistë për Report TV ku ka treguar versionin e saj për ngjarjen.

“Kam qenë duke kaluar rrugën nga krahu i drejtorisë së policisë në atë të Lanës. Në ato momente semafori i kuq, 20 metra larg vijave të bardha. Kanë qenë duke kaluar edhe njerëz të tjerë. Të gjitha makinat kanë ndaluar përveç makinës X5 të Ilda Bejlerit. Përplasja është bërë nga krahu i shoferit. Kalimtarët e rastit i kanë bërë thirrje Bejlerit të paktën ta marrë ta dërgojë në spital, por ajo ka refuzuar duke u larguar nga vendngjarja. Kanë qenë shoferët e makinave që më dhanë ndihmën dhe kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë. Në momentin e përplasjes kam qenë e vetëdijshme dhe i kam thënë çfarë bën. Më vonë kam marre vesh që ishte Ilda Bejleri pasi me kanë thënë njerëzit”, tregon për Report Tv, Enriketa Gjuzi.

Aksidenti sipas një njoftimi zyrtar të policisë, ndodhi sot rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. E kontaktuar nga Shqiptarja.com, moderatorja Bejleri pranoi rastin, por tha se “situata nuk ishte e rëndë” dhe se zonja kishte dëmtim, pasi sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare. Për këtë arsye ajo tha se është larguar. Por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF