Fjodora Fjora e thotë troç; jam në një lidhje!

Gazetarja e njohur Fjodora Fjora duket se ka gjetur ekuilibrin e duhur në jetën e saj. Prej pesë vitesh një mami e lumtur e me një karrierë të suksesshme, së fundmi duket se moderatorja e “Chic” ka lajme të bukura edhe sa i përket çështjeve të zemrës.

Rrëfimin personal Fjodora e ka bërë në programin ‘Glamour Zone’, ku si rrallëherë ka treguar se është në një lidhje.

Ndonëse gjatë bisedës moderatorja nuk preferoi të jepte detaje, ajo u shpreh se faza e jetës që po kalon aktualisht e ka gjetur më të plotësuar se kurrë.

“Jam e lumtur sepse jam prind, jam një njeri i kënaqur në gjërat që bëj dhe ndihem mirë. Më pëlqen, momenti, stadi në të cilin ndodhet jeta ime me pëlqen”; ka treguar Fjodora në ‘Glamour Zone’

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article