Ide ‘last minute’/ T’jua lehtësojmë punën çunave! Ja dhuratat perfekte për një Shën Valentin sensual!

Që nga të brendshmet joshëse te trendet më të fundit të bizhuterive dhe çantave, ja cilat janë disa nga dhuratat e duhura që mund të bëni këtë Shën Valentin për t’ja dhuruar femrës së jetës tuaj ose nëse ju vajza nuk keni dikë në krah e dini mirë ç’duhet të bëni: Blijani vet vetes suaj!

1- Një set buzëkuqesh

Buzëkuqet mund të jenë zgjedhja e duhur për ditën festive të Shën Valentinit, por që do t’ju hyjë në punë përgjatë gjithë vitit.

2- Një bluzë me mbishkrim dashurie

E ku ka më bukur sesa të perifrazosh një shprehje dashurie e ta kesh me vete gjithë ditën e njëkohësisht të dukesh e veshur me stil.

3- Një çantë me lëkurë krokodili

Çanta me lëkurë krokodili është trendi më i fundit i çantave ndaj nëse doni ta bëni të lumtur partneren tuaj, dhurojini një të tillë.

4- Të brendshme dantellë

Përditësoni koleksionin e të brendshmeve me një palë të tilla dantellë e me formë trekëndëshi

5- Aksesorë me formë zemre

Një karficë floku në formë zemre është një tjetër sugjerim që qëndron në mesin e dhuratave ideale.

6- Vathë me perla

Ky sezon flet i gjithi për rikthimin e perlave. Bëni një hap përpara në modë dhe blini vathë me perla.

7- Këmishë nate saten me pupla

Një këmishë nate material sateni, me dekor pupla është ajo çfarë do gëzonte çdo femër.

8- Varëse me shenjën e horoskopit

Një varëse që tregon shenjën e saj të horoskopit, pse jo edhe me gurë diamanti, do të ishte një ishte një zgjedhje e zgjuar.

9- Buqetë trëndafilash

Nëse gjithë idetë e tjera ju bien poshtë, një buqetë me trëndafila nuk ju lë asnjëherë në baltë dhe është zgjedhja e duhur për dikë special në jetën tuaj.

10- Një portofol lëkure

Një çantë dhuratë mund të jetë e zakonshme, ndërsa një portofol ose mbajtëse kartash mund të jetë një dhuratë perfekte alternative.

11- Shapka gëzofi Louis Vuitton

Jeni duke parë produkte luksi? Një palë shapkash të ngrohta gëzofi Louis Vuitton mund të jenë një ide shumë e mirë.

12- Një unazë dashurie

Ja një tjetër dhuratë që ju nxjerr nga balta

13- Set pizhama me printe

Një palë pizhama të ngrohta dhe moderne për të mos i hequr nga trupi.

14- Orë

Një orë e vogël moderne për dikë që pëlqen orat e akesorët.

Previous ArticleNext Article