Moderatorja shqiptare e pranon: `Më kanë tradhëtuar, dhe unë…“

Tha mjaft gjëra interesante mbi veten në intervistën e saj për “Glamour Zone” Fjodora Fjora, e cila foli si rrallëherë rreth jetës private. Por mes të tjerash, ajo bëri dhe një rrëfim të vecantë: pranoi se është tradhtuar nga partneri. Madje sipas moderatores, tradhëtia është diçka e mbivlerësuar shumë, por në fund mbetet njerëzore. “Unë mendoj se kjo është shumë njerëzore. Ka gjëra të mira te njerëzit dhe unë mendoj se nëse je gati për ta kapërcyer këtë gjë brenda vetes, nëse njeriun që ke aty e do dhe thjesht e do, duhet të dish të tolerosh, të kuptosh se ndoshta nuk ka qenë faji vetëm i tij por mund të ketë qenë dhe i joti. Ka momente në jetën tonë kur bëhemi të pavëmendshëm, ku hyjmë në cikle të tjera, nuk mund ta gjej fiks tani këtë momentin, sepse kjo gjë që më ka ndodhur ka shumë kohë por dua t`i meshoj faktit se tradhtia është e mbivlerësuar”, ka thënë ajo, ndërsa sqaroi se e kishte falur tradhtinë e partnerit, sepse e dashuronte dhe kjo ishte sipas saj, gjëja më e rëndësishme.

Previous ArticleNext Article