KreuStil Jetese

Paparazzi/ E veshur sportive, Adele duket më e dobët se kurrë

Adele duket më e dobët se kurrë në këto foto të siguruara nga paparacët që e kanë fotografuar artisten të veshur sport.

Ajo i ka mahnitur fansat e saj me transformimin drastik të peshës së saj, pasi ka humbur plot 45 kilogramë muajt e fundit.

31-vjeçarja është parë të mërkurën në Los Angeles e veshur me një kostum të zi sportiv dhe duket më e dobët se asnjëherë më parë. Ndonëse me kapele, ylli i “Someone like you” nuk ka mundur t’i shpëtonte fotografëve, në këtë dalje ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim së fundmi në evente.

Transformimi i Adele vjen pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Simon Koneckki, me të cilin ka edhe një djalë 7-vjeçar të quajtur Angelo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF