Rudina Dembacaj, për pak na bëri me zemër me dhuratën e Mark Frrokut për Shën Valentin!

Për Rudina Dembacaj, ky është Shën Valentini i parë me partnerin e ri, Mark Frroku. Aktorja dhe moderatorja po përjeton një histori të fortë dashurie ndërsa sapo ka lënë pas krahëve një divorc. U bënë rreth dy muaj që Rudina e bëri publike lidhjen me ish deputetin, dhe që prej atëherë, nuk është kursyer në postime e foto që lidhen me të.

Sigurisht, sot ishte tamam dita e duhur për ta treguar edhe më shumë sesa mirë ndihet në këtë lidhje. Ajo postoi një foto ku shihet e mbështetur me partnerin, shoqëruar me shkrimin: “Gëzuar Shën Valentinin”, e më tek tregon dhe dhuratën e marrë: një celës shtëpie! Duket një super dhuratë, por nuk ishte tamam ashtu, sepse e shpjegoi me një tjetër postim që ishte shaka. “Kopja e çelësit të shtëpisë së motrës, se gjithmonë harron dhe ngelet jashtë”, ka shkruar ajo.

Previous ArticleNext Article