KreuCelebrity

Martesë e lumtur edhe pas 25 vjetësh, aktorët shqiptarë rrëfejnë sekretin!

Në ditën e të dashuruarve, puntata e radhës e emisionit “Historia ime”, iu kushtua pikërisht dashurisë. Në mesin e të ftuarve ishin dhe Romir Zalla dhe bashkëshortja e tij, Suela, që të dy aktorë dhe prindër të dy fëmijëve, Kaltrina dhe Hermesi.

Kanë 25 vite bashkë, por koha nuk e ka zbehur ndjenjën që kanë për njëri tjetrin. Romiri dhe Suela nuk kanë ngurruar të tregojnë fillesat e lidhjes së tyre dhe atë cfarë i mban kaq të lidhur.

“Romiri është shoku im më i mirë në jetë, absolutisht. Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk besoj se do kem një shok më të mirë, në kuptimin e të gjithë asaj lloj mbështetjeje dhe asaj sigurie, asaj qetësie që më transmeton dhe më jep çdo ditë të jetës sime. Pastaj, për sa i përket dashurisë, besoj se ajo që më ndodh realisht me Romirin është që në shfaqjet e tij, dhe sidomos në ato shfaqje ku jep maksimumin dhe nuk ka lënë asgjë pa nxjerrë, unë ridashurohem ose dashurohem si për herë të parë”, -është shprehur Suela. As ai nuk mbeti më pas, duke theksuar gjërat që I bashkojnë. “Suela u bë prezente në jetën time në një moment kur ajo kishte vendosur t’i futej këtij profesioni, që ne tashmë ndajmë me njëri-tjetrin, të njëjtin profesion. Më shumë se profesion, në fakt, ne e kemi pasion, e kemi sfidë, e kemi mision. Dihet tashmë që unë dhe Suela jemi njohur gjatë momentit kur ajo vendosi të hyjë në Akademinë e Arteve dhe unë iu bëra suport, e ndihmova, e orientova më shumë. Mbas momentit që Suela fitoi konkursin ishte një gjest, një detaj shumë i vogël, domethënë Suela vendosi të më dhurojë diçka, që unë e mbaj mend shumë mirë sot e kësaj dite. Ndoshta s’ka vlerë ta thuash sot, por atëherë për mua ishte shumë e rëndësishme. Dhe unë aty ndalova dhe thashë: Një sekondë se këtu ka diçka, duhet ndaluar”, – tha Romiri plot sinqeritet.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF