KreuArt

Ela Pera, në një rrëfim ndryshe mes pasionit dhe përgjegjësisë!

Një artiste në shpirt do të ngelet gjithmonë e tillë! Kjo është e qartë tashmë kur flasim për Ela Pera, artistja make-up që qëndron pas imazhit të shumë vajzave VIP. Një studente mjekësie me pasion botën e artit, ku shumë mirë e reflekton talentin e saj në artin e bukur të make-up.

Viti 2019 do të ishte viti në të cilin shumë projektë do të merrnin jetë dhe do të realizoheshin maksimalisht, në bashkëpunim me personazhet më të njohur të Showbiz-it. Sfidat kanë qënë të shumta, por edhe pse në një kohë te kufizuar ka arritur të realizojë qëllimet që I ka vendosur vetes, shprehet për Bordo Ela Pera.

Mes emrave të njohur të Vip-ave, pas imazhit të kuruar deri në detaj, qëndron një ndërthurje e punës dhe talentit, preferencave personale dhe asaj çfarë kërkon tregu në ditët e sotme. Përmendim bashkëpunime me Soni Malaj, Roza Lati, Kejvina Kthjella, Jasmina Shahini, Flaka Krelani, Eugena Aliu e shumë vajza të njohura, që i kanë besuar dhe vazhdojnë t’i besojnë imazhin e tyre qoftë për një ditë normale, event ose dalje publike në television, punës së Ela Pera.

Ela shprehet se është gjithmonë kënaqësi të punosh me vajza të tilla. Ndër vështirësitë e punës me njerëz të njohur ajo përmend kërkesat e tyre shumë të detajuara dhe specifike, të cilat kërkojnë një kreativitet dhe përqëndrim shumë të thellë për të arritur rezulatat e kënaqshme.

Ndër planet e afërta, do të jetë krijimi i videove profesionale tutorial dhe hapja e një kanali youtube. Në sytë e një perfeksionisteje, çdo gjë realizohet më mirë nëse çdo komponent: skenari, modele, zgjedhja e makeup që përshtatet dhe ideja, janë në vendin e duhur dhe të realizuara siç duhet. Do duhet të presim pak për të parë live artin e saj, por që bindshëm do t’ja vlejë!

Shumë prej nesh duke e gjykuar nga jashtë mund të na duket zbavitëse një punë e tillë ku duhet të jesh makeup artist i Vip-ave dhe të jesh në lëvizje te çdo event që ato kanë, por si është  në të vertetë një ditë në jetën e nje makeup artist, pak jemi në dijeni!

Përveç punës te salloni i saj, Ela është e pranishme te ngjarjet më të rëndësishme të klienteve: dasma, fejesa, diplomime, festival, shooting. Një përgjegjësi e madhe shkon me këtë, imazhi i tyre i besohet krejt punës dhe profesionalizmit të saj.

Ela shprehet se përpos angazhimeve të shumta, gjen kohë për gjithçka! Sigurisht puna ka prioritet, por koha organizohet midis obligimeve shoqërore apo aktiviteteve personale.

Një ditë “normale” apo jo, gjykojeni vetë!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF